Recel qershie

Recel qershie

Perbersit:
-1 k qershi
-700 g sheqer
-2 l.caji leng limoni

Zgjedhim qershi te pjekura por te forta qe nuk jane te vrara. I peshojme dhe i pastrojme.
I lajme mire. Heqim bishtat dhe berthamat (mundesisht me dorashka qe te mos behemi pis) mbi tenxhere qe te marrim lengjet qe do rrjedhin. I shtypim pak me duar ose, mund ti veme ashtu sic jane (nese i preferoni kokra te plota).
Bejme shtresa prej qershie dhe sheqeri ne tenxhere. E leme pak ore ose ter naten ne frigorifer te rrjedhin lengjet dhe te shkrij sheqeri ose mund ti ziejme direkt.
I ziejme dhe kur marrin nje vale ulim zjarrin. Heqim shkumen qe mblidhet ne siperfaqen e tenxheres dhe trazojme recelin me nje luge druri.
Nga fundi i zierjes hedhim lengun e limonit. Kur luga e drurit fillon e mbledh shtres receli, fikim zjarrin (i kemi zierre afersisht per 30′-40′).
Ndajme recelin e nxehte ne per vazo qelqi dhe i mbushim plote. Mbyllim vazot forte dhe i permbysim ne bangon e kuzhines.
Kur ftohet receli i veme ne dollape e kur i hapim vazot i veme ne frigorifer.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (3 vota, mesatarja: 5.00 prej 10)
Loading...Loading...
  • tina

    receta po doket e shkelqyer menjehere te ta gatuaj sepse po doket shume e shijshme tung klm

  • jehona

    eshte nje recete shume e bukur dhe shume e lehte per ta gatuar po ashtu mendoj se eshte e shijshme