Ramstek i marinuar

Ramstek i marinuar

receta gatimi per pergaditjen e ramstekut te marinuarNevojiten:

  • 1 ramstek viçi ose mështjerre,
  • 6 lugë vaj,
  • 1 lugë mustardë,
  • lëng limoni,
  • kripë,
  • piper i zi dhe i gjelbër kokërr i shtypur,
  • fletë dafine,
  • rigon.

Përgatitja:

Mishi i pastruar nga zhapat, kriposet, i hidhet vegetë, piper, mustardë, vaj dhe fërkohet mirë, në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët. Lidhet me spango kuzhine dhe pas 2-3 orë, ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët. Futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C, i vendosur në tel shporeti në shkallën e mesme të furrës. Në shkallën e ulët të furrës vendoset një tepsi me pak ujë. Piqet 25 min. nëse dëshirohet të jetë në brendi i butë dhe të mbetet mishi i kuq, në të kundërtën, piqet 40 min. Pasi të largohet nga furra, mbështillet me alufolie edhe 15 min, pastaj largohen penjtë, pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera. Ramsteku mund të piqet edhe në çast posa të kriposet, pa e lidhë fare. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes, i shtohet 1 lugë miell i tretur me ujë ose verë të bardhë dhe pasi të marrë valë, kullohet, derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish.

Variant salce për ramstek: Pjesët e prera të mishit nga ramsteku, skuqen në vaj. Shtohen 3 karota të prera në rrathë, selino e prerë në kubik, 2 purrinjë, 4 domate të prera në copa të vogla, ose 300 gr. lëng domatesh, hudhër, kokrra piperi të shtypura, rozmarinë dhe 1 fletë dafine. Të gjitha këto ziejnë 40 min në zjarr të ulët. Perimet kalohen në sitë. Kullohet salca, vlon edhe pak gjersa të trashet, kriposet sipas shijes dhe shërbehet me ramstek të pjekur, mish të skuqur ose të zier.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (1 vota, mesatarja: 6.00 prej 10)
Loading ... Loading ...