Përbersit:
-Mish 1 filxhan çaji,
-qepë 2 kokrra,
-bukë 75 g. (2 feta),
-vezë 1 kokërr, krypë, piper, majdanoz,
-miell 2 lugë gjelle,
-vaj 4-5 lugë, perime sipas dëshirës.
Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, krypë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë.
eshte recet shume e mir une e kam provuar nje here ju lutem qe edhe ju ta provoni kete recete te shijshme
eshte shumee e mire
shpresoj tju pelqej
Eshte shume e mire sidomos qofte me salce domatje.