Qofte Suedeze

Qofte Suedeze

Perbersit:

* 500 gr mish i grire
* 1 qepe e grire ne mikser
* 1 gote uji gjize pa kripe
* 3 luge gjelle qumesht
* 2 feta buke te ndenjura
* 1.5 luge caji kripe
* piper i zi
* 1 luge gjelle vaj
Per kremin:
* 2 luge gjelle uthull
* 2 luge gjelle miell
* 2 gota uji leng mishi
Per siper:
* majdanoz

Shtypeni mire gjizen me qumesht. Nqs vazhdon te jete e trashe shtoni edhe pak qumesht. Shtoni edhe perberesit e tjere te qofteve dhe perzini mire. Brumin qe formuat ndajeni ne topa, vereni qoftet ne tepsi dhe futini ne frigorifer per 30 min.
Ne nje tigan nxehni vajin. Piqini qoftet duke i rrotulluar nga te gjitha anet per 6 min. Qoftet qe piqen verini ne nje tas me kapak qe te rrine te ngrohta.
Kulloni vajin dhe copezat e qofteve dhe ne te njejtin tigan hidhni uthull dhe ngroheni pothuajse derisa te avulloje, shtoni miellin dhe lengun e mishit. Perzieni per 8-10 min. dhe piqeni derisa te trashet. Kremin kullojeni ne nje kullonjese teli. Qoftet servirini me krem dhe majdanoz.
Po te doni mund ti servirni edhe pa krem.
Ju befte mire.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (7 vota, mesatarja: 8.29 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • z ojus ha_ azemi@hotmail.com

    nuk jan kto qofte suedeze po kötbullar( shot bular ne shqip per ta kuptuar )

  • ari

    e mire