Qofte me lëng domateje

Përbërësit:

  • 500 gr mish të grirë,
  • 1 qepë,
  • 2 verdha vezësh,
  • 1 tufë majdanoz,
  • 5 thelpinj hudhër,
  • 4 lugë bukë e thekur e bluar,
  • për salcën,
  • lëng domate,
  • 2 lugë vaj ulliri,
  • 100 gr djathë kaçkavall.

Përgatitja

Në fillim hedhim mishin dhe produktet e tjera një e nga një, i përziejmë dhe bëjmë qoftet. I shtrojmë në tavë dhe i futim në furrë të piqen. Ndërkohë përgatisim salcën. marrin lëng domate dy lug vaj ulliri i hedhim në tigan me lëngun e domates sa të marri vetëm një valë të vogël. E heqim salcën dhe heqim dhe qoftet dhe pastaj i vendosim në pjatë. Sipër salcës hedhim djathë kaçkavall.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..