Qofte furre me patëllxhan

Përbërësit për 4 persona:

● 400g patëllxhanë të gjatë
● 300g djathë të bardhë
● 8 lugë gjelle galetë (bukë e thekur e grirë)
● vaj ulliri, kripë ● 1-2 thelpinj hudhër
● 1 lugë gjelle majdanoz i grirë

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 200°C.
1.Ndajmë patëllxhanët në mes, sipas gjatësisë së tyre. Me një thikë, bëjmë disa të prera te pjesa e tulit.
2.I lyejmë me pak vaj ulliri dhe kripë. I pjekim në furrë për 20 minuta ose derisa piruni të futet pa vështirësi.
3.Kur patëllxhanët e pjekur të ftohen, i grijmë në mikser së bashku me hudhrën, djathin dhe galetën. Shtojmë majdanozin dhe i përziejmë për disa minuta. Nëse brumi del i qullët, shtojmë akoma galetë.
4.U japim formë qofteve me dorë dhe i vendosim në tavë të veshur me letër furre. I lyejmë me furçë me pak vaj ulliri nga të dyja anët dhe i pjekim për 15 minuta ose derisa të marrin ngjyrë. I shërbejmë me disa gjethe sallate ose me çfarë të dëshirojmë./Living/

Kategoria:
Gjellëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..