Pule me leng

Përbersit për 4-5 persona duhen :
-pulë 500 g,
-yndyrë 3-4 lugë gjelle,
-verë 2 lugë gjelle,
-domate 3-4 kokrra ose salcë 1 lugë gjelle,
-miell 1 lugë gjelle,
-qepë 1 kokërr,
-kripë, piper i zi,
-dafinë 1 fletë,
-hudhra 3-4 thelpinj,
majdanoz.

Pergatitja:
Pula pritet në thela, mund të përdoren edhe pjesët e mbetura mbasi janë hequr filetat, kaurdiset në tenxhere me yndyrë së bashku me qepët e grira hollë, shtohet miell, kaurdiset pak, shuhet me verë dhe pas pak shtohen domate ose salcë. Kaurdisen për 5 minuta, i hidhet ujë derisa të mbulohen thelat, shtohet kripë, piper e dafinë dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të jetë gati. Gjatë ndarjes në pjata spërkatet me majdanoz të grirë hollë dhe hudhra të shtypura sipas dëshirës.
/ Wikipedia/

Mos i humb! Receta të ndryshime ..