Pulë me arra

Pulë me arra

receta gatimi per pergaditjen e pules me arraNevojiten:

  • 1 pulë 2 kg mundësisht fshati ,
  • 8 qepë të mëdha ,
  • 200 gr gjalpë ,
  • kripë,
  • piper,
  • specall ,
  • 150 gr.arra të bluara.

Përgatitja:

Pula pritet në racione dhe skuqet nga të gjitha anët në yndyrë. Largohet nga yndyra dhe vendoset në tavë përkohësisht.

Qepët priten imët dhe hidhen në yndyrë. Shtohet pak kripë dhe duke i përzier kohë pas kohe, fërgohen gjersa të zbuten. Hidhet kripë sipas nevojës, piper, specall dhe 2-3 lugë arra.

Çdo copë mishi kalohet në qepë dhe prapë radhitet në tavë ku do të piqet. Qepëve u shtohet ½ gotë ujë, e sa të marrin një valë, hidhen mbi mish. Tava futet në furrë të nxehtë me temperature 180 gradë C.

Gjysmë e pjekur, shtohen arrat dhe copat e mishit rrotullohen nga të gjitha anët. Nëse ka nevojë, shtohet ujë i nxehtë, tava mbulohet me kapak ose folie dhe futet në furrë për t’u pjekur gjersa të zbutet mishi dhe të shteret uji por jo i tëri.

Dhjetë min. para përfundimit, zbulohet tava për t’u skuqur pula në yndyrë me qepë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (2 vota, mesatarja: 10.00 prej 10)
Loading...Loading...
  • luljeta zyba

    Provojeni po deshet qe ta shijoni.Un per vete e prova dhe me te vertete e shijova.