Puding me banane për fëmijë

Puding me banane për fëmijë

Perberesit:

Përbërësit për 4 racione:

- 6 feta buke me miell të pasitur
- 40 g gjalpë
- 2 banane të vogla të prera në feta
- 40 g sheqer
- 3 kokrra vezë
- 400 ml qumësht.
Procedura:

1. Ngrohni furrën deri në 180 gradë C.

2. Hiquani koret fetave të bukës, lyejini me pak gjalpë dhe pritini në katër pjesë.

3. Vendosni një të tretën e trekëndëshave të bukës në një tavë të lyer me pak vaj.

4. Vendosni një të tretën e bananeve të prera sipër; përsëritini këto shtresa, duke përfunduar me shtresën e bukës.

5. Në një enë, përzieni sheqerin, vezët dhe qumështin. Hidheni këtë masë mbi bukën…

6. Nëse keni kohë, lëreni përgatitjen mënjanë për 30 minuta. Më pas vendoseni të piqet rreth 40 minuta, derisa budingu të marrë ngjyrë kafe.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (8 vota, mesatarja: 7.75 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • ERMIRA

    ME MIR SKA TASHTI NE KETE KOH CDO GJE KA NE INTERNET JU LUTEM JEPNIMESHUMRECPTA