Pite me speca

Pite me speca

receta gatimi per pergaditjen e pites me specaPër 4 persona nevoiten:

  • 200 gr mish i tymosur ,
  • 3 speca jeshil ,
  • 250 gr miell ,
  • 125 gr gjalpë ,
  • 5 vezë ,
  • 1 limon ,
  • 1 thelb hudhër ,
  • e vaj e kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Në enë të thellë e hedhim miellin, gjalpin e prerë në copë, hedhim kripë dhe brumin e ngjeshim me duar. Thyejmë një vezë, e përziejmë me 3 lugë ujë dhe e shtojmë në enën me brumë. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Brumin e lëmë në frigorifer 30 minuta.

Ndërkohë, specat i presim në copë të gjata dhe i skuqim në vaj. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e shtojmë në tiganin me speca. Hedhim kripë. Mishin e tymosur e presim në copë të gjata, të cilat i shtojmë në tigan.

Sipër tavolinës së punës hedhim miell dhe nga brumi hapim një petë. Tavën e qeramikës e lyejmë me gjalpë, hedhim në të miell dhe, me ndihmën e petës, në tavë e vëmë petën. I largojmë pjesët e tepërta të petës.

Në enë të thellë thyejmë 4 vezë, hedhim kripë, lëngun e një limoni dhe i rrahim me pirun.

Specat dhe mishin e tymosur i vëmë sipër petës në tavën e qeramikës. Sipër i hedhim vezët e rrahura. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Piten e zbukurojmë me feta domateje.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (3 vota, mesatarja: 7.33 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • ivana

    cfar eshte ky mishi i tymosur?
    nese mund te ma tregoni

  • AcUcili

    ismajl kadare eshte nje kijrues gjigant veprash ku veprat e tij krijojn nje emocion te veqnt dhe nje kohsisht nje lumturi te madhe tek lexuesit e veprave te ketij autoria0