Pite italiane (piadine)

pitePiadina, nje recete tipike italiane (e zones se Emilia-Romagna),eshte nje lloj pite shume e thjeshte ne pregatitje dhe mund te mbushet sipas deshires me djath, proshute, perime te ndryshme etj.

Perberesit per 6-7 pite italiane:

– 400gr miell 00
– 100ml uje
– 100ml qumesht ne temperature ambjenti
– 60gr sallo derri (ose gjalp) ne temperature ambjenti
-10gr kripe
– pak sode buke

Pergatitja:

Ne nje tas te madh perziejme miellin me soden e bukes dhe kripen, shtojme ujin, qumeshtin, sallon e derrit ose gjalpin ne copa te vogla dhe i perziejme mire derisa te perftojme nje brume homogjen. E punojme brumin per rreth 15 minuta me dore ose disa minuta me robotin e kuzhines. Brumin e ndajme ne 6 pjese te barabarta, seciles pjese i japim forme sferike dhe e hapim me okllai sa diametri i tiganit ku do ta gatuajm. E vendosim secilen pite per tu pjekur ne tigan shume te nxehte pa yndyre ne zjarr mesatar duke e lene 1-2 minuta nga secila ane.

Veprojme ne te njejten menyre edhe me pitet e tjera. Ne fund, i mbushim sipas deshires me proshute, djath apo krem djathi, perime etj, i palosim ne dy pjese dhe i servirim te ngrohta. Nese pitet nuk i konsumojme ne moment, i vendosim neper qeset e posacme te akullit dhe i ngrijme kur te jene ftohur. Me pas, i leme te shkrihen plotesisht ne temperature ambjenti, i mbushim sipas deshires, i palosim dhe i vendosim ne furre te nxehte per rreth 5 minuta.

Tags:
Kategoria:
Brumëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..