Picë në tigan

Ka mijëra lloje të picave, dhe kjo është një nga arsyet se përse i duam picat kaq shumë!

Shpeshherë ndoshta ju ka rastisur të keni pasur dëshirë të hani picë, por nuk keni pasur kohë ta gatuani. Prandaj, ju sjellim më poshtë recetën një-minutëshe për të përgatitur picë të shijshme në tigan.

Përbërësit:
– Nëntë lugë gjelle miell
– Katër lugë gjelle kefir
– Dy vezë
– Sodë buke
– Gjysmë lugë gjelle uthull
– Djathë
– Çfarëdo që dëshironi në pjesën e sipërme

Përgatitja: 1. Kombinojeni kefirin me miell dhe vezë në një tas. Hidheni sodën e bukës në uthull dhe shtojani kombinimit paraprak. Përzieni mirë. 2. Brumin e deritashëm vendoseni në një tigan të fërguar me vaj. 3. Bëni gati perimet apo proshutën që e keni përgatitur për ta vënë në pjesën e sipërme të picës dhe spërkateni me djathë të grirë. Mbulojeni tiganin dhe vendoseni në furrë për 15 minuta.

Kategoria:
Pica

Mos i humb! Receta të ndryshime ..