Picë me brumë shtëpie

Picë me brumë shtëpie

Recete per pergaditjen e Picës me brumë shtëpiePër 8 persona nevojiten:

Për brumin

  • 1/2 kg. miell,
  • 30 gr. tharmë birre,
  • 1 vezë,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 1 lugë gjelle qumësht,
  • 1 lugë ëmbëlsire sheqer,
  • 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.

Për mbushjen

  • 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë,
  • ½ filxhan çaji salcë domateje,
  • 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore,
  • 8-10 sallam i prerë në forma rrethore,
  • ullinj të prerë në forma rrethore.

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në ujë të vakët.

Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë (Fig. 2) dhe më pas e lini për 15 minuta që të “shlodhet”, duke e mbuluar me pecetë.

Pasi të kenë kaluar 15 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit të ullirit.

Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (40 vota, mesatarja: 9.00 prej 10)
Loading...