Pica me shalqi

Pica me shalqiPërbërësit:
-shalqi
-disa feta bukë integrale
-djathë i bardhë
-vaj ulliri ekstra i virgjër
-gjethe mendre
-krem uthulle balsamikePërgatitja
Priteni shalqirin në feta rrumbullake të trasha sa një gisht. Pastaj priteni në thelpinj dhe vendoseni në një pjatë servirje. Fetat e bukës pritini në kubikë të vegjël dhe thekrisini me pak vaj ulliri derisa të bëhen krokante. Shtojini në mes të shalqirit. Shkërmoqni djathë të bardhë sipër, shtoni gjethe mendre, pak vaj ulliri dhe krem uthulle balsamike. Shërbejeni me koktej Sangria ose një gotë verë të bardhë.

Kategoria:
Pica

Mos i humb! Receta të ndryshime ..