Peshk koce me patate

kocePeshku është shumë i mirë për shëndetin, këshillohet qe të konsumohet të paktën 2 herë në javë.
Kocë në furrë me patate është një pjatë e shijshme, një recetë shumë e lehtë si në përgatitje dhe në të ngrënë.
Përbërësit

2 kocë
4-5 kokrra patate
1 limon
pak vaj ulliri
pak kripë
erëza të ndryshme ( gjethe dafine, degë rozmarine,gjethe sherebelë)

Përgatitja

Pasi kemi larë mirë peshkun e mbushin te barku me erëza të ndryshme, hudhër e disa feta limoni. Qërojmë patet dhe i presim në feta horizontalisht. Marrim një tavë, i vendosim letër furri ose e spërkasim me pak vaj, shtrojmë patatet, i hedhim pak kripë, sipër i vëmë kocet e përgatitura. Shtojmë mbi peshkun fetat e patates, dhe e mbulojmë komplet. I hedhim pak kripë, disa degëza rozmarine e pak vaj. E vemë në furrë të piqet për gati 40 minuta. Peshkun e shërbejmë të ngohtë, të shoqëruar me patatet.
Ju bëftë mirë

Tags:
Kategoria:
Gjellëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..