Patëllxhan të mbushur me oriz dhe mish të grirë!

patellxhanePer 4 persona nevojiten:

4 patellxhan te medhenj
1 qepe mesatare
100gr mish te grire
50gr oriz
2 domate (ose salce domatesh)
100gr djath kaçkavall te grire
4 feta te holla domatesh
majdanoz
koper
vaj ulliri
kripe
piper

Pergatitja:
Lajme mire patellxhanet, i ndajme ne dy pjese nga ana gjatesore dhe i heqim me kujdes nje pjese te tulit te brendshem, duke e lene bazamentin te qendrueshem. I sperkasim me pak vaj ulliri dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te zbuten. Nderkohe vazhdojme me pregatitjen e mbushjes:

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire holle ose te kaluar ne mikser, shtojme mishin e grire, zemren e patellxhaneve te prere ne copeza te vogla dhe domatet e prera ne kubik te vegjel (ose te reduktuar ne purè). I perziejme mire dhe i leme ne kete menyre derisa ti avulloje uji i tepert. Shtojme se fundi edhe orizin, hedhim pak uje dhe e leme te gjithe masen te gatuhet ne zjarr mesatar per rreth 20 minuta, apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht. E rregullojme me kripe, piper, majdanoz, koper dhe e leme menjane.

Nxjerrim patellxhanet nga furra dhe vendosim ne fundin e tyre nga nje luge te vogel djath kaçkavall te grire. Siper shtojme mbushjen, e sperkasim serisht me pak djath kaçkavall dhe e perfundojme duke vendosur nje fete te holle domate. Ne te njejten menyre veprojme edhe me patellxhanet e tjere. Nese na tepron mbushje, e vendosim rreth e qark patellxhaneve.

Kategoria:
Gjellëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..