Pate me mëlçi

Pate me mëlçi

Pate me mëlçiPërbërësit:

- 300 gr mëlçi lepuri
- 100 gr mëlçi viçi
- 1 qepë
- 130 gr gjalpë
- 100 gr proshutë e zier
- Rozmarinë
- ½ gotë Marsala
- 1 panine e zbutur në qumësht
- 1 qeskë me xhelatinë kokrriza
- Kripë e piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me 10 gr gjalpë dhe që të mos digjet, i hedhim një gjysmë gote ujë. Presim mëlçinë në shirita të hollë dhe e bashkojmë me qepën e kaurdisur, shtojmë proshutën koto(cotto), kripën, piperin e zi, pak rozmarinë dhe e shuajmë me verë Marsala. Veças, përgatisim xhelatinën duke valuar ½ litër ujë me pak Marsala dhe 1 qeskë xhelatinë kokrriza: e valojmë të gjithën 1 minutë. Shuajmë zjarrin, e vëmë të ftohet e të forcohet ne frigorifer (më mirë ta përgatisim që një ditë më parë). Tani kalojmë në mikser mëlçitë dhe proshutën, pa lëngun e zierjes, paninen e zbutur në qumësht e të shtrydhur dhe gjalpin. Mbasi i grijmë të gjithë përbërësit, mbushim një formë plumcake të veshur me letër të tejdukshme kuzhine. E lëmë të forcohet në frigorifer edhe 24 orë. Përmbysim formën, e vëmë patenë në një pjatë vezake dhe e zbukurojmë rreth e rrotull me xhelatinën e prerë në katrorë të vegjël me thikë drejt në tenxhere.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (Asnjë votë akoma)
Loading...Loading...
  • flora

    duket bukur por s”e dime se cfare shije ka.