Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë

Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë

receta gatimi per pergaditjen e patateve të skuqura me salcë djathi dhe vezëPërbërësit për 4 persona:

  • 600 gr. patate ,
  • 200 gr. djathë kaçkavall, i butë, i grirë ,
  • 2 thelpinj hudhre të prera hollë ,
  • 100 ml. verë e bardhë ,
  • 200 ml. krem qumështi ,
  • 2 të kuqe vezësh ,
  • 2 lugë gjelle majdanoz ,
  • 60 gr. gjalpë ,
  • kripë dhe piper.

Përgatitja

1. Lani shumë mirë patatet; i lyeni me pak gjalpë dhe në vazhdim i mbështillni me letër alumini. I piqni në furrë për 1 orë, derisa të zbuten,

2. Menjëherë më pas u hiqni cipën: i prisni në copa të mëdha dhe i vendosni në një enë të lyer me gjalpë.

3. Sipër patateve hidhni pak djathë të trashë të butë, të grirë trashë.

4. Rrihni kremin e qumështit me verën, të kuqet e vezëve dhe kripën e piperin. Shtoni djathin e grirë, hudhrën, majdanozin dhe i përzieni mirë të gjitha materialet.

5. I spërkatni patatet me masën prej djathi dhe I piqni derisa djathi të shkrijë. E servoni gatimin menjëherë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (11 vota, mesatarja: 8.00 prej 10)
Loading...Loading...
  • samira

    kjo recet vertet ebuku ishte vetem deshta me shtu akini edhe disa receta tjera me nevoiten no koment.

  • besjana

    kjo recet shum shum shum eshishme vertet jeni te pa par ju lumt.

  • zana

    me te vertet ishte shum e shishme ju kshilloj edhe juve qe ta provoni besoj qe do ju pelqej edhe juve ju pershendes nga zemra….

  • dona

    un jam muslumane a bon pa ver te bardh,dhe nqs se nuk i hedhim veren a behet e shishme