Patate te mbushura

Patate te mbushura

Përbërsit:

-8 patate

-mishin e bluar

-1 qepë

-1 veze, pak piper, kripë dhe përshutë.

 

8 patate qërohen dhe zihen, por jo krejtësisht. Priten patatet në gjysmë dhe u nxirret mesi i cili ndrydhet. Mishin e bluar e fërgojmë me një qepë, të cilit pastaj i shtohet mesi i patateve, pak piper, kripë dhe përshutë. Gjithë këtë e përziejmë mirë dhe ia shtojmë një ve. Me këtë material mbushen patatet dhe radhiten në tepsi. Patateve i shtohen mbi 3 dl kos, pastaj futen në furrë dhe piqen për 20 minuta.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (1 vota, mesatarja: 10.00 prej 10)
Loading...Loading...