Patate në furrë me proshutë

Perberesit per 4 persona

-1kg patate
-200gr proshute krudo ose proshute spek
-2 thelpi hudhra
-djath kackavall te grire
-pak rozmarine
-vaj ulliri
-pak gjalp
-kripe
-piper

Lajme mire patatet, i ziejme me gjithe lekure ne uje te kripur per 20-25 minuta, i qerojme sa jane akoma te nxehta dhe i shtypim me dhembet e nje piruni derisa ti ndajme ne copeza te vogla, jo ti reduktojme ne purè.

Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat e grira holle, proshuten e prere ne shirita te holle dhe rozmarinen per disa minuta, i rregullojme me kripe e piper dhe ia shtojme patateve duke i perziere mire.

Kete mase e hedhim ne nje tave te madhe te lyer paraprakisht me gjalp, e sperkasim siperfaqen me pak djath kackavall te grire dhe e vendosim ne pjesen e siperme te furres te parangrohur ne 180°C per maksimumi 15 minuta, apo derisa te marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe.

Kategoria:
Gjellëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..