Mish qengji me karota në furrë

Mish qengji me karota në furrëPërbërësit:

500- 1 kg mish qengji
2- karota
2- domate
2-gota ujë
1-filxhan kafeje me vaj
piper, rigon sipas dëshirës

Përgatitja:

Marrim mishin e vejmë në një tas të madh dhe shtojmë karotat e qëruara dhe të prera në copa mesatare. Gjithashtu marrim edhe domatet e prera në feta dhe përsipër i vejmë vajin dhe erëzat..

I përziejmë mirë dhe i vëmë në tepsi, u shtojmë edhe dy gota ujë i mbulojmë me letër alumini dhe i pjekim në temperaturë 250 gradë për rreth 1:30 – 2 orë. – Ju bëftë mirë.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..