Mish qengji i pjekur

Mish qengji i pjekur

Marrim mishin e qengjit, e vendosim në një tepsi ku poshtë kemi vendosur alumin kartë (letër kristali kuzhine).

Bëjmë në një enë të vogël një përzierje kripe. Pak pipër të zi, pak pipër të kuq dhe pak vegetë.

I përziejmë të gjitha bashkë. E lyejmë mishin në çdo vend, pastaj e spërkatim mishin me vaj ulliri.

Tepsinë e mbulojmë me letër alumini ku nuk ka asnjë hapësirë për të marrë ajër.

Vendosim mishin në furrë rreth 20min ne 280gr.

Pas 20min ja ulim temperaturën furrës në 170gr dhe e lëmë mishin të piqet 1 orë e 30 deri në 2 orë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (9 vota, mesatarja: 9.00 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • Rajmonda

    Si ta kuptoj kete qe ke shkruar ne fund”e leme mishin te piqet 1 ore e 30 deri ne 2 ore” apo 1-2 ore gjithmone ne temperaturen 170 grade.Faleminderit.