Midhje Sote

Perbersit:
– 2 kilogramë midhje
– 2 tufa majdanoz
– 4 thelpinj hudhra
– 1/2 filxhan kafeje konjak
– 2 filxhan vaj ulliri
– pak kripë
– 1 majë speci djegës

Gatimi:

Midhjet pasi të lahen, i vendosim të ziejnë për rreth 10 minuta. Ndërkohë, në një enë tjetër (tenxhere) hedhim dy filxhanët me vaj ulliri, thelpinjtë e hudhrës, që duhet të jenë të shtypur mirë. Vazhdojmë duke hedhur majdanozin e grirë hollë-hollë, specin dhe kripën. I lëmë përbërësit në zjarr derisa uji të fillojë të valojë.

Pasi midhjet i kemi hequr nga zierja, i marrim dhe i hedhim në përgatitjen me vaj, ku i le më 5-10 minuta me kapak të mbyllur. Nuk duhen lënë më shumë se 10 minuta. Përpara se t’i heqim, hedhim konjakun, që të marrë aromë të mirë.

Në vetvete midhjet lëshojnë një lëng shumë të shijshëm e të ushqyeshëm, i cili mund të konsumohet me bukë të thekur.

Gatimi vendoset në tasa të gjerë dhe shoqërohet me sallata të ndryshme, ndërsa për të pirë, verë e bardhë.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..