Makarona me speca dhe patëllxhanë

Makarona me speca dhe patëllxhanë

receta gatimi per pergaditjen e makaronave me speca dhe patellxhaneNevoiten:

  • 1.2 kg makarona ,
  • 1 kokërr qepë e prerë hollë ,
  • 1 spec i kuq i prerë hollë ,
  • 1 spec i verdhë i prerë hollë ,
  • 2 patëllxhanë të prerë hollë ,
  • ½ kg domate të prera hollë ,
  • 2 lugë majdanoz,
  • gjysmë filxhani vaj ulliri,
  • 1 majë luge me spec djegës e kripë.

Gatimi:

1. Në një tigan kaurdisni qepën. Shtoni specat, domatet, patëllxhanët, specin e djegës dhe pak kripë.

2. Lëreni masën të ziejë derisa të mpikset.

3. Në një tenxhere zieni makaronat.

4. Kur të jenë gati, hidhuni sipër salcën e përgatitur.

5. Gatimi shërbehet duke e spërkatur me majdanoz të prerë hollë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (22 vota, mesatarja: 7.36 prej 10)
Loading ... Loading ...

8 komente për “Makarona me speca dhe patëllxhanë”

  1. vjollca hoxha says:

    :) :) :) :) :)
    shume te shijeshme :)

  2. ARBESA SYLAJ (SLAPUZHAN) says:

    shum shum te bukur valla.ju dua shum per keto receta

  3. paula says:

    per ma e thjeshte ska ku shkon

  4. drita ukshini says:

    shum te bukura dhe te shijshe jam keto receta veq ju kisha lut disa te tjera me i qit

  5. Fitore says:

    Shum te bukura i lumtë dora atij qe di ti ben keto <3<3:)

  6. ylber says:

    shum mir te gjitha recetat e mir por ju lutem nese ban pak ndihm..

    qekjo 1 kokerr qep a dmth tamam 1qep ose 4kokrra patata dmth 4patate se qekjo fjal kokerr sun pe kuptoj ju lutem me ktheni pergjigjje

  7. ilja says:

    shum te shijshme bohen valla.

  8. denisa veliaj says:

    shume e mire dhe e shijshme un e kam provuar

Komentoni këtë recetë gatimi