Makarona me sos kërpurdhash

Makarona me sos kërpurdhashPërbërësit:

– 320 gr makarona tub të shkurtër,
– 3 dl beshamel,
– 200 gr mocarela,
– 20 gr kërpudha,
– 2 qepë,
– 40 gr djathë kaçkavall,
– 3 tufë trumzë,
– 30 gr gjalpë,
– vaj ulliri,
– kripë, piper.

Përgatitja:

Lani mirë kërpudhat dhe grijini trashë, skuqini për pesë minuta në një enë bashkë me qepën e grirë dhe dy lugë vaj, rregulloni me kripë, piper dhe shtoni disa fletë trumze.

Fikni zjarrin dhe bashkoni kërpudhat me beshamelin. Ndërkohë, zieni me ujë të bollshëm dhe me kripë makaronat, lërini kur të jenë gati të kullohen dhe përziejini me beshamelin me kërpudha.

Vini pak gjalpë në një tepsi, sistemoni makaronat me shtresa duke i vënë me mocarelen, djathin kaçkavall dhe piper, më pas përfundoni me gjalpin e mbetur.

Futeni në furrë të nxehtë me 180’C për rreth 20 minuta. Shërbejeni menjëherë.

Të Rekomanduara

Kategoria:
Pasta

Mos i humb! Receta të ndryshime ..