Makarona me qiqra

Perbersit:

-500 gr qiqra
-500 gr guaska, ose makarona tubo te prera.
-5 thelpinj hudhra
-5 luge supe rozmarine e thare
-6-7 l. supe vaj ulliri
-1 kuti domate konkase’
-kripe,piper
-parmexhino rexhiano i grire

I ziejmë ,por jo plotësisht qiqrat qe kemi vene qe ne darke ne ujë me kripe.
Ne një tenxhere vëmë te skuqen hudhrat me rozmarinën, gjersa te nxihen. Pastaj i heqim me një luge me vrima dhe aty shtojmë domate ,piper e pak ujë. E leme salcën te zieje ne zjarr te ngadalte për afërsisht 40′.
Hedhim qiqrat gjysme te ziera te tenxherja me salce, pasi i kemi kulluar. Shtojmë nga lëngu qe zjenë qiqrat, aq sa nevojitet dhe i leme te ziejnë te gjitha bashke 20′.
Kur ziejnë qiqrat brenda ne salce, atëherë hedhim makaronat guaska ose tubo te prera.
E ulim zjarrin e i leme te ziejnë ,gjersa te pine lëngun.
I servirim te nxehta e me djathin kaçkavall te grire sipër.

Kategoria:
Pasta

Komentet

  • kristi

    me falni a mund te me tregoj dikush se cfare eshte kjo qiqra faleminderit nga shkodra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..