Makarona me peshk ton

receta gatimi per pergaditjen e makaronav me peshk ton

receta gatimi per pergaditjen e makaronav me peshk tonPër 2 persona nevojiten:

  • 250 gr makarona flutur ,
  • 60 gr ose një kuti konserve peshku ton,
  • 2 speca jeshil apo të kuq,
  • një grusht majdanoz,
  • 2 luge vaj ulliri,
  • lëngu i një limoni,
  • 2-3 thelpinj hudhre,
  • kripë,
  • piper i zi.

Udhëzime për përgatitje

Në një tenxhere zieni makaronat. Në anën tjetër pritini hollë specat, shtojini sipër thelpinjtë e grirë hollë të hudhrave, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin, majdanozin dhe peshkun ton të cilit ia keni hequr vajin më përpara. Së fundmi përziejini këto me makaronat e sapoziera (të cilave nuk do t’i keni hedhur yndyrë tjetër!).

Kategoria:
Pasta

Komentet

  • rea

    keto makarona me pelqejne shum shummmmmmm.

  • bert buci

    shum e mir !! por sa ma teper receta te shtoni aq me mir per te gjith ata qe nuk din se cfar te gatuajn, faleminderit te gjith atyre qe kontribojn per te paraqitur ne faqet e int. guzhinen shqiptare !!!!

Mos i humb! Receta të ndryshime ..