Makarona me pana dhe kunguj

Perbersit:

-400 gr makarona pene
-200 ml pana kuzhine
-2 Kunguj mesatare
-2 Thelpij hudhër
-100 gr bajame ose stika pishe
-Djathe parmixhano të grirë
-Vaj ulliri ’’Altis ’’
Kripë
Piper

Përgatitja
Ziejmë makaronat duke respektuar minutazhin e shkruar në pakete, shtojmë në zierje dhe një gjethe dafine.
Në një tigan hedhim vajin “Altis’’ duke i shtypur dhe një hudhër, shtojmë kunguj të prerë në kubikë dhe i përziejmë për 3-4 minuta.
Shtojmë pana duke mos e lënë deri në zierje, më pas shtojmë bajamet, e rregullojmë me kripë dhe piper, dhe pasi i kemi kulluar makaronat, i përziejme bashkë me salcën.
I servirim dhe i pudrosim me djathë parmixhan.

Tags:
Kategoria:
Pasta

Mos i humb! Receta të ndryshime ..