Makarona me fistekë

Përbërësit:
* 350 g makarona
* 100 g kaçkavall (gorgonzolë)
* një dardhë e madhe
* një lugë fistekë të bluar
* një lugë majdanoz
* një lugë lëng limon
* 30 g gjalpë
* 10 g sheqer (sipas dëshirës), kripë dhe piper Përgatitja: Hiqeni koren nga kaçkavalli dhe shtrydheni. Dardhën qërojeni, hiqjani farat dhe shtrydhni dhe qitni lëngun e limonit.

Gjalpin shkrijeni në tiganin me telefon, shtojini dardhën e shtrydhur, qitni sheqer dhe zieni disa minuta që të bëhet si karamele.
Makaronat zieni në ujë të kriposur të valuar 12 minuta, kulloni dhe hidhni mbi dardhë. Ruani 2-3 lugë ujë në të cilin janë zier makaronat. Shtoni kaçkavallin, ujin e ruajtur nga makaronat e zier, gjysmën e sasisë së majdanozit dhe gjysmën e sasisë së fistekut të bluar. Përzieni dhe zieni disa minuta duke e përzier vazhdimisht. Makaronat e përgatitur hidhni në një enë, hidhni pjesën e mbetur të majdanozit dhe fistekut, hidhni piper, dhe, edhe njëherë përzieni ngadalë dhe kështu makaronat janë gati për t’u ngrënë.

Kategoria:
Pasta

Mos i humb! Receta të ndryshime ..