Makarona me domate dhe peshk ton

Përbërësit për 4 persona:
-400 gr makarona
–200 gr domate qershi
-2 kuti peshku ton në ujë
-Misër të zier
-Kripë, piper
-Borzilok
-1 qepë e kuqe
-Vaj ulliri

Përgatitja:
Ndërsa keni vënë ujin e makaronave dhe më pas I keni hedhur këto të fundit të ziejnë, prisni qepën në feta shumë të holla. Lëereni për 3-4 minuta në ujë të ftohtë dhe kullojeni për ta hedhur te makaronat të cilat I vendsim në një tas të madh. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë, I trazojmë mirë dhe I shërbejmë në formë sallate./Living/

Kategoria:
Pasta

Mos i humb! Receta të ndryshime ..