Makarona furre me mish të grirë

Makarona furre me mish të grirë

Perberesit per 6 persona

-1/2 liter salce beshamel  (sipas recetes qe do ta gjeni tek salcat)

-500gr makarona ne forme tubi (ose makarona te tjera te gjata)

-600gr mish te grire viçi

-400gr salce domatesh

-1 qepe mesatare

-2 veze

-1 tufe majdanoz

-djath kaçkavall te grire

-pak kanelle pluhur

-pak spec te kuq djeges

-vaj ulliri

Pergatitja

Pregatisim si fillim kimen duke kaverdisur ne zjarr mesatar qepen e grire holle me 4 luge vaj ulliri, shtojme mishin e grire dhe e perziejme derisa te marre ngjyre duke e copetuar me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, majdanozin e grire, pak spec djeges, nje maje luge te vogel kanelle, kripen, piperin dhe e leme te zieje te gjithe perberjen ne zjarr te ulet per rreth gjysme ore duke i shtuar pak uje te nxehte nese eshte e nevojshme. E heqim nga zjarri dhe shtojme 1 veze te plote duke e perziere mire.Nderkohe pregatisimsaclen beshamele  sipas recetes qe do ta gjeni tek menyja Salca . Sipas deshires, salces mund ti shtojme edhe 1 te verdhe veze ne momentin e fundit pasi e kemi hequr nga zjarri (nderkohe qe te bardhen ia shtojme ne fund kimes).Ziejme makaronat tubolare ne uje te kripur per rreth 7-8 minuta dhe i kullojme.Ne nje tave te rrumbullaket (ose drejtkendeshe) te lyer me pak gjalp, hedhim gjysmen e makaronave, i sperkasim me gjysmen e djathit kackavall te grire dhe shtojme kimen me mish te grire duke e sheshuar me luge. Formojme shtresen e dyte te makaronave duke i shtuar siper salcen beshamel. E sperkasim siperfaqen me djathin kackavall te mbetur dhe e pjekim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-35 minuta. E leme te ftohet ne temperature ambjenti per te pakten 15 minuta dhe e servirim.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (2 vota, mesatarja: 10.00 prej 10)
Loading ... Loading ...