Lulelakër në mënyrë të ëmbël e të thartë

  • Pat24Prodhime te nevojshme:
  • 1 kokë më e madhe lulelakër
  • 1 l ujë
  • 250 gr sheqer ngjyrë kafe
  • 250 gr sheqer I bardhë
  • 2 lugë kokrra piper I zi
  • 10-12 lugë uthull

Ujin e vëmë në tenxhere në zjarr dhe kur fillon të valojë e vëmë në të lulelakrën. E ziejmë 3-4 minuta. E kullojmë, e coptojmë dhe e vëmë në kavanozë të vegjël. Në ujin në të cilin zien lulelakra I vëmë dy llojet e shqerit dhe piperin e zi. I ziejmë 10 minuta. I shtojmë uthullën dhe e lëmë të ziejë edhe një herë. Me këtë marinadë I mbushim kavanozët dhe I mbyllim. Pas 3 dite, e heqim marinadën nga kavanozët dhe e ziejmë edhe një herë. Sipas nevojës, shtojmë uthull. Marinaden e kthejmë në kavanozë me lulelakër.

 

Kategoria:
Turshi

Mos i humb! Receta të ndryshime ..