Kroasant me brumë sfoljat

Kroasant me brumë sfoljat

Perberesit per 6-8 kroasant

- 500gr brume sfoljat te pregatitur sipas recetes tone ose

- 500gr brume sfoljat te ngrire

- marmalate/recel/nutela/krem pasticerie etj per mbushje

- sheqer pluhur/kakao pluhur per sperkatje

Me brumin sfoljat te formuar, hapim nje pete ne forme drejtkendeshi me gjeresi rreth 20cm. Nese perdorim brumin sfoljat te gatshem (te ngrire), duhet ta nxjerrim nga akulli nje nate perpara ne menyre qe te nesermen te kete arritur ne temperature ambjenti.

Me majen e nje thike presim trekendesha me baze rreth 15cm, i terheqim pak me gishta te tre majat e tij dhe vendosim ne mes nje luge mbushje. I mbyllim duke i rrotulluar si ne figure, pra fillojme nga maja te cilen mundohemi ta rrotullojme rreth kroasantit ne menyre qe gjate pjekjes mbushja te mos dal jashte, ndersa anet i perkulim pak nga brenda.

I vendosim ne tave te shtruar me leter furre ne 200°C per rreth 12-15 minuta, apo derisa kroasantet te kete mare ngjyre te arte ne siperfaqe. Ne asnje menyre nuk duhet hapur dera e furres gjate pjekjes se tyre per shkak se mund te mos fryhen aq sa duhet.

Ne momentin qe jane pjekur, i nxjerrim nga furra duke i lene te ftohen disa minuta dhe i sperkasim me sheqer pluhur (nese mbushja eshte me recel apo krem pasticerie) ose me kakao pluhur (nese mbushja eshte me nutela).


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (4 vota, mesatarja: 3.00 prej 10)
Loading...Loading...
  • vera

    ku munde ta gjeje ket brume me ble ose si ta pergadis

  • vera

    pershendetje
    ku munde ta gjej ket brum me ble ose si duhet ta maroj ket brum se teper me pelqejn ky recept

  • alesja

    me pelqen shum kjo recete

  • alesja

    ju lutem ku mund tagjeje kete brumin sfolja