Krem karamele me qitro

Krem karamele me qitro

Përgatitja për 6 veta:

* 6 vezë
* 1 l qumësht
* një vanilje
* 1/2 kg sheqer
* 1 filxhan kafeje lëng qitroje
* thela qitroje për zbukurim

Për karamelen: 5 lugë sheqer, 3 lugë lëng qitroje.

Përgatitja:

Së pari përgatisni karamelen duke përzier mirë sheqerin dhe lëngun e qitros deri sa të përfitoni një lëng të kaftë të cilin do ta shpërndani nëpër tasa.

Nga ana tjetër zieni qumështin në një tenxhere dhe lëreni të ftohet pak. Në një tas rrihni duke përdorur mikserin vezët së bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa të bëhen si shkumë.

Me pas përzieni me qumështin e vakët në zjarr të ulët. Shpërndajeni këtë masë nëpër tasat që hodhët kremin e karameles dhe lëreni të ftohet në frigorifer për disa orë.

Përpara se ta servirni kthejini tasat mbrapsht në mënyrë që karamelja të vijë sipër dhe zbukurojeni me thela qitroje.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (4 vota, mesatarja: 9.25 prej 10)
Loading...Loading...
  • luna chiara

    qfare eshte qitroja?limon? ju lutem ma shpjegoni dot?