Komposto me dardhë

Komposto me dardhë

Përbërësit:

-2 kg dardhë,

-1 kg sheqer,

-1 qeskë vanilje,

Disa kokrra karafili sipar dëshirë
Postuar: 10:31; 06/09/12 •

Dardhat lahen mirë, qërohen, priten në 4 pjesë dhe u largohen farat. Hidhen në ujë të ftohtë me pak limontoz, në mënyrë që ato të mos ndërrojnë ngjyrën. Pasi të qërohen të tërat, vihen në fashë dhe futen në tenxhere me ujë të valë. Pas dy minutash dardhat futen në tenxhere me ujë të ftohtë.

Në tenxhere të gjerë vihen kavanozat, hidhet ujë i ftohtë dhe gradualisht nxehet uji. Ndërkohë përgaditet shurupi me 1 kg sheqer, 2.5 litra ujë dhe vanilje.

Dardhat e kulluara mirë , palosen në kavanoza dhe mbi u hidhet shurupi i nxehtë. Në ç’do kavanoz vihet nga një rriskë limoni, fshihen skajet e kavanozit, mbyllen me kapak dhe zihen 20 minuta.

Kavanozat qëndrojnë në tenxhere gjersa të ftohen, pastaj fshihen dhe vendosen në vend të ftohët.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (1 vota, mesatarja: 4.00 prej 10)
Loading...Loading...