Kifle formash të ndryshme

Kifle formash të ndryshme

receta gatimi per pergaditjen e kifleve te formave te ndryshmeNevojiten:

  • Një qeskë e gjysmë maja (10 gr),
  • 1/2 lit. qumësht,
  • 2 lugë sheqer,
  • pak kripë,
  • 2 vezë,
  • 1 filxhan kafeje vaj,
  • 1 sheqer vaniljeje,
  • 800 gr miell,
  • 1 pluhur paste,
  • 1 vezë për lyerje,
  • susam,
  • 50 gr gjalpë.

Përgaditja:

Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr me pluhur paste.

Brumi përzihet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët mirë e mirë gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë.

Brumi i ardhur ngjeshët pak, ndahet në afro 20 toptha. Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme. Kiflet vijnë 20 minuta,kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam,nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten,pastaj shërbehen.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (35 vota, mesatarja: 8.29 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • risa

    kjo recet e kifleve qenka nje recet fantastike dhe e mrekullueshme ju lumt nga un risa dhe doni

  • shemsi

    ju faliminderohna për këtë reqet të mrekullueshëm,bashkëshortes time i pëlqyen fort kiflet e mua më mbeti “magjëja “në dorë flm edhe nji her

  • ersa

    qka osht kjo maja

  • tuana

    dhe mua me pelqejj shum receta po ashtu dhe kiflet kur i provova shum te shishme ju faleminderit shum

  • jeta

    te mira shummmmmmmm

  • panushe

    shum te mira kiflet ju flm shum por maja qka osht tung

  • albim

    shummmmmmm te mira janë

  • tringa

    kifle.te.mrekullueshme

  • anita

    <3 ju dua

  • anita

    shum

  • anita

    sara esht ma e mir

  • anita

    anita etshte shoqe ma e mira

  • anita

    MESUESE ESHTE MA E MIRA+

  • sara

    format e kifleve

  • Asad

    Me pelqejn shum

  • lumturije

    une e kom gatu kiflet ishin shum te mira ju befshin mir te gjithve edhe ne fund falimiderit per receten

  • Ermal

    sot do ti provoj besoj qe do te jen te mira