Keku me fruta

Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm:
● 1 kg fruta sipas stinës dhe dëshirës (të paqëruara)
● 6 lugë miell
● 3 lugë sheqer
● 2 vezë temperaturë ambienti
● 1 gotë qumësht (200 ml)
● 70 g gjalpë i tretur i ftohtë
● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira
● 1 majë thike kripë
● marmelatë pjeshke – jo e domosdoshme

Përgatitja:
Ndezim furrën në 180°C.
1.Frutat e qëruara i ndajmë në copa të vogla. Nëse do të përdorni fruta komposto, kulloni lëngun dhe përdoreni në vend të qumështit. Shpërndajmë frutat në tavë të veshur me letër furre (përndryshe ngjit, se keku është shumë i lagësht).
2.Vezët, bashkë me sheqerin, i rrahim me rrahësin e vezëve me dorë për pak minuta derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë mjellin, kripën dhe sodën me sitë, qumështin, gjalpin dhe tani përdorim spatul për t’i përzier me lëvizje nga poshtë lart.
3.Hedhim brumin sipër frutave, duke u përpjekur t’i mbulojmë mirë me brumin dhe e vëmë të piqet në pjesën më të poshtme të furrës për 1 orë afërsisht ose dhe diçka më shumë. Sapo të marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe kur ajo të dalë e pastër, keku është gati.
E lëmë të vaket në tavë dhe më pas e përmbysim në një pjatë të madhe. E lyejmë sipër me pak reçel pjeshke të ngrohur më pare me zjarr të ulët ose mund ta konsumoni kështu./Living/

Kategoria:
KEK & Biskota

Mos i humb! Receta të ndryshime ..