Kek me tre shtresa

Perberesit

-4 veze
-250 g sheqer
-250 g miell
-10 g aditiv per brume ose bakin(NE SHQIPERI)
-100 g qumesht
-lekur limoni nje luge
-100 g gjalpe
-2 luge gjelle kakao pluhur

Perzierja e kokosit

-500 g qumesht
-200 g sheqer
-100 g arre kokosi e bluar
-60 gr miell

Pergatitja

Ne fillim do pergatisim kremin.

400 gr qumesht i veme te marre vale me sheqerin.Tek 100 gr e tjere shtojme miellin dhe e perziejme qe mielli te tretet ne qumesht.Duke e perzier vazhdimisht qumeshtin e valuar hedhim tretesiren e miellit me kujdes qe te na behet krem.E leme te marre ca vale ne zjarr te lehte.Hiqeni nga zjarri dhe shtoni arren e kokosit ne krem.Perzijeni dhe lereni te ftohet.

Nderkohe rrihni vezet me sheqerin per 5-8 minuta.Pastaj shtoni qumeshtin dhe miellin te perzier me aditivin.Miellin hidheni luge luge dhe perzijeni me dore qe vellimi mos te na ulet.Ne fund fare shtoni edhe gjalpin e tretur por te vaket jo te nxehte dhe lekuren e limonit.

Brumin ndajeni ne dy pjese.Njeres i vini kakaon dhe perzijeni mire.

ne nje forme rreth 35 me 20 cm vini brumin me kakao per te pjekur ne temperature 180 grade do rreth 15 min.

Nxirreni nga furra hiqjani koren me thike nese ka zene shume kore.

Shtoni kremin mbi taven ku keni pjekur brumin hapeni mire ne te gjithe siperfaqen dhe mbi kremin hidhni brumin pa kakao me kujdes lehte.Vereni ne furre te piqet edhe 20-25 minuta te tjera.

Kekun e perfunduar prijeni ne forma te ndryshme.Verini sheqer pluhur lart.

Per valentin do kisha zgjedhur forme zemre.Por edhe ne katrore mund ta prisni dhe verini nje zemer cokollate lart nga ato te blerat.

Kremin mund ta beni edhe me puding te gatshem.Atehere s’keni nevoje per miell.

Mund ti vini edhe liko portokalli te prere ne copa te vogla.Mund te beni c’tju thote shija dhe fantazia juaj.

Kategoria:
KEK & Biskota

Komentet

Mos i humb! Receta të ndryshime ..