Katrorka

Katrorka

f.0817164913551_mNevojiten:

Për brumë
* 3 vezë
* 150 g sheqer
* 50 ml vaj
* 100 ml qumësht
* 100 g çokollatë
* 70 g miell
* 1 qese bakin
* 100 g lajthi të bluara

Për krem:
* 400 ml qumësht
* 1 qese buding kakao
* 100g çokollatë
* 50 ml kafe të forte turke
* 250 g gjalpë

Për glazurë: 
* 20 g gjalpë
* 100 g çokollatë

Përgatitja: 
Vezët dhe sheqeri miksohen, bëhet shkumë, shtohen vaji, qumështi, çokollata e shkrirë, mielli i përzier me bakin dhe lajthi.

Të gjitha përzihen mirë dhe kjo masë pastaj qitet në tepsi të lyer me vaj dhe të përmiellur, të madhësisë 22 x 36 cm dhe piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C, për 35-40 minuta.

Pluhuri i budingut përzihet me 3-4 lugë sheqer. Nga qumështi i ftohtë (400 ml) merren 6 lugë dhe përzihen mirë me masën e budingut dhe sheqerit.

Pjesa tjetër e qumështit zihet, tërhiqet nga zjarri, shtohet pluhuri i budingut dhe, duke e përzier, zien 1- 2 minuta.

Në budingun e nxehtë qitet çokollata e shkrirë dhe kafeja. Kjo masë qitet në një enë të thellë, mbulohet me foli të tejdukshme dhe lihet të ftohet.

Gjalpi përpunohet si shkumë, i shtohet budingu i ftohur. Të gjitha përzihen mirë dhe qiten mbi biskotën e ftohur.

Për glazurë: gjalpi vlon, hiqet nga zjarri, i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihen derisa të fitohet një strukturë e lëmuar.

Ëmbëlsira ftohet mirë, e pastaj lyhet sipër me glazurën e çokollatës.

Burimi: Telegrafi.com


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (5 vota, mesatarja: 9.80 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • Sibora

    Cfare eshte BAKIN??