Kasatë me manaferra

Përbërësit

Për 4 persona :

300 g manaferra,

1 limon,

200 g sheqer,

1/2 l ujë.

Përgatitja

Në një tenxhere vendosni ujin me sheqerin, ngroheni dhe lëreni të shkrijë, hidheni në një tas dhe lëreni të ftohet. Pastroni e lani manaferrat shtypini në makinën e posaçme duke mbledhur lëngun në enë, shtoni lëngun e limonit të filtruar në kullesë dhe sherbetin e përgatitur në fillim. Hidheni masën nëpër forma për kasata dhe vendoseni në frigorifer.

Kategoria:
Embëlsira

Mos i humb! Receta të ndryshime ..