Kajsi në pllakë

Kajsi në pllakëPërbërësit:

12 kokrra kajsie
100 gr sheqer
1 gotë me verë të bardhë
1 lëkurë limoni të plotë
1 tufë e vogël me trumzë
1 tufë e vogël me mendër (të butë) të freskët
akullore me vanilje ose me krem.

Përgatitja:

Ndaji kajsitë në mes dhe hiqu farat. Vendos mbi zjarr një tenxhere të vogël bashkë me sheqerin dhe verën e bardhë. Lëre të sheqeroset, shtoji kajsitë, barishtet erëmira dhe lëkurën e limonit. Vëre përsëri të valojë dhe shërbeje nëpër pjata të shoqëruar me akulloren që ke mënjanë. Në qoftë se të pëlqen, mund ta spërkatësh me birrë joalkoolike.

Tags:
Kategoria:
Embëlsira

Mos i humb! Receta të ndryshime ..