Jahni me fasule

Jahni me fasule

Perberesit per 4 persona:

-300gr fasule te thata (+ 1 luge te vogel sode buke) ,

-1 qepe te madhe,

-2 luge gjelle salce domatesh , vaj ulliri,

-1 koncentrate viçi (ose leng mishi), nenexhik , koper, kripe, pak spec te kuq djegs

Nje nate perpara pregatitjes se recetes, vendosim fasulet e thata ne nje tas te thelle me uje te ftohte ne te cilin kemi shtuar nje luge te vogel sode buke. Kjo do ti ndihmoje fasulet te ziejne me shpejt diten tjeter.

Te nesermen, i shplajme dhe i ziejme per rreth 20 minuta ne tenxhere me uje te vluar. I derdhim ujin, i shplajme serisht dhe i leme ne nje ane. Ne tenxheren ku do te gatuajme jahnine, kaverdisim ne pak vaj ulliri qepen e grire holle derisa te zbutet, shtojme salcen e domateve, erezat, kripen dhe pak spec te kuq djegs per ti dhene shije. Shtojme se fundi edhe fasulet, i mbulojme me uje, therrmojme ne te 1 koncentrate viçi dhe i vendosim per tu ziere ne zjarr te ulet per rreth 2 ore derisa fasulet te shperbehen, ose ne tenxhere me presion per 30 minuta. E sherbejme te nxehte.

*Keshille: Per kete recete mund te perdorni fasule te bardha, te zeza, apo nje alternim te te dyjave. Gjithashtu nese jahnine me fasule doni ta pregatisni me mish, mjafton te zjeni mishin bashke me fasulet.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (2 vota, mesatarja: 10.00 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • ari

    mmmm