Gurabija me kanellë

Përbërësit:

250 gr gjalpë

1 gotë çaji vaj vegjetal

4 lugë gjelle sheqer pluhur

3 gota miell

gjysmë gote arra

Përmbi:

2 lugë gjelle kanellë

3 lugë gjelle sheqer pluhur

Përgatitja:

Përveç kanellës dhe sheqer pluhurit të gjithë përbërësit e tjerë i derdhni në një enë dhe i përzieni mirë.

Tespinë e lyejmë më brushë, prej glazurës ndajmë copa të vogla, ia japim formën dhe i rëndisim gurabijat në tepsi.

Tepsinë me gurabija e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen gurabijat.

Gurabijat e pjekura i lyejmë me përzierjën e kanëllës dhe sheqer pluhurit.

Kategoria:
KEK & Biskota

Mos i humb! Receta të ndryshime ..