Gullash me mish viçi

Gullash me mish viçi

Perbersit:

  • 500gr mish viçi,
  • 4 speca,
  • 3 qepe,
  • 1 doze domate e grirë,
  • 2 lugë gjelle salcë e kuqe,
  • Kripë, piper i zi, rigon sipas dëshirës,
  • 400 gr kërpudha,
  • 3 karota.

Përgatitja:
Presim mishin ne kutija të vogla. Presim qepet, specat, karotat dhe kërpudhat në copa të vogla. Marrim tenxheren dhe vendosim pak gjalpë që mos na ngjiten perimët. Skuqim mishin qepet e grira, pastaj shtojmë specat, karotat dhe kërpudhat i leme te skuqen
pak. Hedhim dozën e domates ose 3-4 domate të grira në rende, salcën dhe erëzat piper, rigin, kripë. I leme deri sa mishi të na duket i zierë. Bëjmë pure patatesh dhe e shoqërojmë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (33 vota, mesatarja: 7.88 prej 10)
Loading...Loading...