Gjellë me peshk

Gjellë me peshk

receta gatimi per pergaditjen e gjelles me peshkPër 6 persona Nevojiten :

  • 600 g filetë peshku të ngrirë (mish i pastruar, pa lëkurë e pa eshtra) ,
  • pak lëng limoni ,
  • majdanoz,
  • 1 degëz rigon ,
  • thërrmija buke ,
  • vaj ulliri ,
  • kripë,
  • piper.

Peshku shoqërohet me kaçamak
Pasi të zihet kaçamaku, shtrihet në sipërfaqe të tepsisë së yndyrosur (zjarrduruese). Ndërkohë, peshku i shkrirë pritet në pjesë sa më të barabarta (si në foto), të cilat lyhen menjëherë me lëng limoni.

• Pastrohen mëlmesat dhe priten imët, përzihen me thërrmija buke. Copat e peshkut thahen mirë me leckë të pastër kuzhine dhe kalohen një nga një nëpër thërrmija e mëlmesa. Radhiten mbi kaçamakun e shtrirë në tepsi, stër­piken me vaj ulliri sipër.

• Futen në furrë të nxehur në 180 shkallë C dhe piqen për 15 minuta.

Shërbehen menjëherë me ndonjë sallatë, sipas dëshirës.

Këshillë: Kur ta përgatitni kaçamakun si shtesë peshku, mund të shtohet në ujë të njelmët pak vaj ulliri.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (8 vota, mesatarja: 7.63 prej 10)
Loading...
Fatal error: Allowed memory size of 2147483648 bytes exhausted (tried to allocate 1000000000033 bytes) in /home/receta/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 395