Gjel deti i mbushur

070a980a-4a50-4500-87f5-562808f94585---0-Përbërësit

– 1 gjel
– 250 gr salsiçe
– 250 gr mish i grire
– 1 karote
– 1 qepe
– 1 degëz selino
– lëng mishi
– 200 gr Bacon ose pancete
– 50 gr djathë parmixhan
– 100 gr thërrime buke
– 20 gr gjalpë
– 2 veze
– majdanoz
– kripe, piper

Përgatitja

Grini holle qepen, selinon dhe karotën dhe hidhni ne një ene, me pas hidhni mishin e grire, salsiçet pasi te keni eliminuar lëkurën, parmixhanon e grire dhe majdanozin, përziejini mire te gjithë përbërësit dhe shtoni vezën pasi ta keni rrahur, thërrimet e bukës, kripen, piperin dhe punoni përbërjen derisa te përftoni një mase homogjene. Pastroni me kujdes gjelin, me një luge mbushni gjelin e detit me përbërjen. Vini gjelin ne një ene te lyer me gjalpë dhe mbulojeni me bacon. Futeni ne furre për 200’C dhe lëreni te piqet për 3 ore. Gjate pjekjes lagni gjelin here pas here me lëngun për te evituar qe bacon te thahet shume. Pasi te jete gati vëreni gjelin ne një pjatance ovale dhe shërbejeni te ngrohte.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..