Gatim Tradicional

Gatim Tradicional

Kjo recetë bën pjesë tek ato receta tradicionale shqiptare të cilat ndonjëherë mbesin në harresë. Të perdorura shumë në Diber, jufkat janë makarona artizanale të pregatitura vetëm me miell, vezë dhe qumësht. Receta e meposhtme është teper e shijshme duke kombinuar mishin e pulës dhe jufkat në një pjatë të vetme.

Përbëresit për 4 persona

1 pule të vogël (apo cfarëdo mishi tjeter)

400gr jufka
100gr gjalp
1 qepe mesatare
kripë
Lajme mirë pulen dhe e ziejmë në tenxhere me presion me ujë dhe kripë për 15-20 minuta.

Ndërkohe presim shumë hollë qepen dhe e skuqim me 50gr gjalp derisa të marre ngjyrë të artë, por jo të vyshket. Shtojmë jufkat dhe gjithashtu i skuqim për disa minuta duke i perzierë shpesh që të mos ngjiten. Kur edhe ato të kenë marrë një ngjyrë të artë i heqim nga zjarri dhe i vendosim në tepsinë ku do të gatuhet receta. I shtojmë siper lëngun e pules derisa të mbulohen, i sperkasim me 50gr gjalp të mbetur dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 250 grade celcius për 10-15 minuta, ose derisa jufkat t’a kenë pirë të gjithë lëngun e pulës.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (20 vota, mesatarja: 8.20 prej 10)
Loading...Loading...
  • remzije sadiku/alidemaj

    edhe une e pergadita ket recet e let dhe e mir ju preferoj qe edhe te tjeret ta pergadisin shum e mir dhe e shishme