Fruta deti të përziera

receta gatimi per pergaditjen e frutave te detit te perziera

receta gatimi per pergaditjen e frutave te detit te perzieraNevojiten:

  • 1/2 kg fruta deti të përziera,
  • 1 qepë,
  • 1 karrotë,
  • 1 rrënjë ose degë selinoje,
  • 1/2 kungulleshkë,
  • 1 spec,
  • 5 lugë vaj ulliri,
  • 1/2 gotë verë e bardhë,
  • disa fletë borziloku,
  • kopër ose majdanoz,
  • lëng limoni,
  • kripë,
  • piper.

Pilafi:

  • 1 gotë oriz ,
  • 2 gota ujë ,
  • 1 lugë gjalpë ,
  • kripë.

Qepa e grirë hollë, karrota, speci, kungulleshka e selinoja të prera në rrathë, fërgohen në vaj ulliri 5 min. Shtohet pak supë dhe ziejnë 10 min. Hidhen frutat e detit, hudhra e shtypur, mëlmesat, vera, majdanozi dhe të gjitha zihen së bashku edhe 25 min. gjersa të shterret pak dhe të trashet lëngu. Spërkatet me lëng limoni dhe shërbehet e nxehtë e zbukuruar me fletë borziloku.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..