Fileto pule me spinaq

filetoFilet i prejmë në mes në mënyrë që të krijohet si një “xhep” në në copën e mishit.Në atë “xhep” qesim pak spinaq të zier dhe të kulluar dhe pak djath. I mbyllim i qesim pak erëza të përziera,i rrotullojmë në miell,pastaj në vezë  dhe i fërgojmë në vaj deri sa të skuqen. I servojmë me patate të ziera,pomfrit,oriz apo pure.

Përbërësit

800 gr file pule
8 lugë spinaq të zier
djath
krip dhe erëza të përziera
1 vezë
pak miell

Kategoria:
Gjellëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..