Fileto pule me salcë limoni dhe portokalli

Përbërësit:

200 gr filetë pule
1 limon
1 portokall
1 gotë verë e bardhë
1 lugë gjelle gjalpë
vaj ulliri
kripë
piper
majdanoz

Përgatitja:

Prejeni fileton, limonin dhe portokallin në 2 pjesë.

Në një tas të vogël shtrydhni limonin dhe portokallin. Skuqni filetot në një tigan me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Shtoni 1 gotë verë të bardhë, lëngun e limonit dhe portokallit dhe 1 lugë gjelle gjalpë. Gatuajini për disa minuta, shkruan shije.al.

Vendosini në një pjatë për servirje. Dekorojini me salcë dhe majdanoz.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..